UEFA drejt ndryshimit historik: Nike mund të zëvendësojë Adidas në Ligën e Kampionëve

Një ndryshim i madh mund të ndodhë në Ligën e Kampionëve, pasi UEFA ka nisur negociata ekskluzive me Nike për furnizimin e topave zyrtarë nga viti 2027 deri në 2031.

Nëse marrëveshja finalizohet, ajo do t’i japë fund partneritetit mbi 20-vjeçar me Adidas, topi i së cilës është kthyer në simbol të kësaj gare që nga viti 2001.

Ndryshimi pritet të përfshijë edhe kompeticione të tjera si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, duke shënuar një fitore të madhe tregtare për Nike dhe një kthesë të rëndësishme në imazhin e futbollit evropian.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për qindra shkelje të armëpushimit

Read Next

Irani e mohon se negociatat dështuan për shkak të ambicieve për armë bërthamore