U vërshëllye para dhe pas ndeshjes nga tifozët – Messi duket se ka parë mjaft te PSG

Lionel Messi dukej se i shmangej tifozëve të Paris Saint-Germain dhe eci drejt e në tunelin e tyre pasi skuadra e tij pësoi një humbje 2-0 ndaj Rennes në Ligue 1.

Argjentinasi, i cili është lidhur me një largim nga klubi francez, ishte subjekt i sulmeve nga tifozët para ndeshjes në Parc des Princes.

Pavarësisht se është lojtari më i mirë në fuqi i FIFA-s për meshkuj, mbështetësit e PSG-së në dukje janë të pakënaqur me yllin 35-vjeçar pas eliminimit të tyre të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Dhe ata i bënë të njohura ndjenjat e tyre pasi shtatë herë fituesit të Topit të Artë iu lexua emri nga spikerët e stadiumit.

Pas një tjetër paraqitjeje të dobët nga kampionët në fuqi të Francës, që i panë ata të pësonin humbjen e katërt në ligë këtë sezon, Messi nuk u shfaq në disponimin për të qëndruar pranë tifozëve.

Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së Christoph Galtier duartrokiti mësbhtetësit e PSG-së, Messi shkoi drejt tunelit.

Sulmuesi shihet duke ecur vetë, përpara se kamerat të kthehen te Kylian Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit ende jashtë në fushë. /Telegrafi/

Read Previous

Danimarka hap bunkerin sekret në rast lufte bërthamore

Read Next

COVID-19 nuk ka ndikuar në lumturinë e njerëzve në botë, zbulon studimi