U gjet i vrarë me plumb në kokë

27-vjeçari shqiptar Reols Hysneli u gjet i vrarë me plumb në kokë në afërsi të Holstentherme në Kaltenkirchen, rreth 40 km larg Hamburgut.

Sipas Bild ngjarja raportohet të ketë ndodhur në datën 25 nëntor 2023.

I riu shqiptar sipas prestigjozes gjermane, thuhet se ishte i përfshirë aktivitete kriminale,njihej edhe me emrin Alonso.

Gjithashtu lidhur me këtë ngjarje, janë zbardhur detaje të reja.

Mësohet se 27-vjeçari është vrarë po nga një shtetas shqiptar, që dyshohet të jetë 17-vjeç. Gazetari Ervin Leka tha për ABC se autoritetet gjermane kanë bashkëpunuar me familjarë të viktimës për të zbardhur më tepër detaje dhe për identifikimin pasi 27-vjeçari nuk ka pasur dokumentet identifikuese.

Familjarët e të ndjerit janë njoftuar 3 ditë më parë nga të afërm të tjerë për vdekjen e Alonsos i cili kishte prej me shumë se 3 vitesh qe jetonte mes Gjermanisë dhe Francës./Bild/

Read Previous

“Drejtësi për Liridonën”, nesër marsh në Tiranë

Read Next

“Rripi i Gazës vendi më i rrezikshëm në botë”, UNICEF: Para armëpushimit ishin vrarë mbi 5300 fëmijë