Tymi nga zjarret kanadeze godet Norvegjinë, pritet në Evropën Jugore

Tymi nga zjarret kanadeze që ka zbritur në pjesë të SHBA-ve lindore dhe Kanadasë në një mjegull të dendur është përhapur mbi Norvegji dhe pritet të godasë Evropën Jugore.

Kështu deklaruan zyrtarët norvegjezë.

Duke përdorur një model të parashikimit të klimës, shkencëtarët parashikuan se si tymi do të udhëtonte nëpër atmosferë, duke shkuar mbi vendin skandinav përpara se të lëvizte më në jug.

Tymi nuk pritej të përbënte rrezik për shëndetin atje.

Kanadaja dhe bregu lindor i SHBA-ve kanë përjetuar nivele të rrezikshme të ndotjes nga zjarret kanadeze, kryesisht në provincën lindore të Quebec.

E mërkura ishte dita më e keqe për ndotjen e ajrit nga zjarret.

Tymi ka vënë më shumë se 110 milionë amerikanë nën paralajmërimet e ajrit toksik, ka çuar në vonesa të fluturimeve në aeroportet kryesore.

Kanadaja ka kërkuar ndihmë për të luftuar më shumë se 400 zjarre në mbarë vendin.

/albanianpost/

Read Previous

Një tender për dezinfektimin e bregdetit shqiptar me vlerë 1 milion euro po hetohet nga SPAK

Read Next

Parashikimi i motit për sot