Twitter shpenzoi 33 milionë dollarë në tre muaj për marrëveshjen e Elon Musk

Twitter shpenzoi 33 milionë dollarë për marrëveshjen e propozuar të Elon Musk për ta blerë kompaninë midis muajit prill dhe qershor të vitit 2022.

Kompania gjithashtu tha se numri i përdoruesve të tij mujor ditor ishte rritur në 237 milionë – por raportoi një humbje neto prej 270 milionë dollarësh, që ishte më e keqe se sa pritej, raporton BBC.

Musk që atëherë ka ndryshuar mendje për blerjen, dhe një datë gjyqi tani është caktuar për në tetor, sepse Twitter dëshiron të detyrojë shitjen.

Nëse marrëveshja anulohet Musk mund të gjobitet me 1 miliardë dollarë.

Twitter nuk pranoi të diskutonte rezultatet e fundit financiare, duke përmendur si arsye “blerjen në pritje”.

Raporti mbulon periudhën nga prilli deri në qershor të vitit 2022.

Twitter kishte refuzuar t’i jepte informacione të mjaftueshme Muskut për sasinë e llogarive false në platformë, për atë arsye ky i fundit hoqi dorë nga blerja. /Telegrafi/

Read Previous

64 vite pas premierës, rivjen filmi i parë shqiptar “Tana”

Read Next

Netflix humb rreth një milion abonentë