Turqia arreston 115 anëtarë të ISIS-it, planifikonin sulme për Vitin e Ri

Autoritetet turke thonë se kanë penguar sulme të planifikuara në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, pasi arrestuan më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it.

Bastisje masive u kryen në 124 adresa në të gjithë Stambollin, ka njoftuar kryeprokurori i kryeqytetit, me ç’rast u sekuestruan armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative”.

Zyrtarët thanë se mbështetësit e ISIS-it kishin planifikuar në mënyrë aktive sulme në të gjithë Turqinë këtë javë.

Policia arrestoi 115 të dyshuar, por përpjekjet janë duke vazhduar për të gjetur 22 të tjerë, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin në kontakt me operativë të ISIS jashtë Turqisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 instruktorë si ekspert për armë zjarri

Read Next

Ukraina pritet të marrë tre milionë dronë FPV deri në fund të 2025