Turizmi ende nën “hijen” e Covid, miliona euro humbje nga mungesa e ukrainasve në Shqipëri

Me gjithë shenjat pozitive që tregojnë për gjallërim të sektorit, turizmi vijon të mbesë poshtë niveleve të para pandemisë. Instituti i Statistikave raportoi se numri i qytetarëve të huaj që vizituan vendin në dy muajt e parë të këtij viti arriti në mbi 395 mijë, duke shënuar kështu një rritje me rreth 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por shifrat ishin 5 për qind më të ulëta se në 2019-n.

Përfaqësues parashikojnë se edhe ky sezon nuk do të kthehet në nivelet e para krizës shëndetësore, për shkak të mungesës së turistëve nga Europa Lindore, të cilët po anulojnë prenotimet në Shqipëri.

Turistët nga Ukraina do të përbëjnë edhe pjesën më të madhe në totalin e mungesave. Mesatarisht nga vendi i pushtuar nga Rusia vijnë rreth 100 mijë turistë, të cilët shpenzojnë mesatarisht 100 euro çdo ditë. Kjo do të thotë që ekonomisë shqiptare do t’i mungojnë rreth 10 milionë euro çdo ditë.

Ndërkohë dhe këtë sezon turistik Shqipëria pritet të jetë “Covid-free” me qëllim thithjen e sa më shumë turistëve./A2news/

Read Previous

Futbollistët e Kosovës nisen për në Zvicër (VIDEO)

Read Next

“I pushtoj për dy ditë”, 5 shtetet që i kërcënoi Rusia