Tuchel: Arsenali është aktualisht skuadra më e fortë në Ligën Premier

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka pranuar kritikat për dështimin në Bundesligë dhe Kupës DFB. Specialisti tha se sezoni nuk ka mbaruar ende dhe tani bavarezët përballen me një provë të rëndësishme në çerekfinalen e Champions League kundër Arsenalit.

“Sezoni nuk mund të cilësohet si i dështuar. Sezoni përfundon në fund. Kritikat janë të merituara, humbëm Kupën, titullin nuk do ta fitojmë, ky është fakt”, tha Thomas Tuchel.

“Megjithatë, në Ligën e Kampionëve ne jemi duke luajtur në një nivel të lartë deri më tani. Ne kemi arritur objektivin tonë minimal. Shumë ekipe të mëdha nuk arritën deri në çerekfinale. Kjo nuk është aq e lehtë. Do të na duhen dy ndeshje të shkëlqyera për të kaluar tutje, por jemi plotësisht të përqendruar”, tha Tuchel.

“Ne duhet të jemi në një nivel të mirë sepse Arsenali është aktualisht skuadra më e fortë në Premier League. Të gjitha analizat tregojnë se ata po bëjnë mirë edhe në Champions League. Ata janë në super formë dhe do të jetë një test i madh për ne”, përfundoi ai. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Dyshime për spiunazh, Stoltenberg: Kemi dëbuar nga NATO shumë punonjës rus gjatë viteve të fundit

Read Next

Shkatërrohet grupi shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali