Trump thotë se bisedimet me Zelensky ishin ‘shumë të mira’

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur para kamerave pasi ka lënë takimin e tij me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai tha se bisedimet me presidentin ukrainas ishin “të mira”.

Trump është pyetur nëse ka mundësi për të arritur një marrëveshje sot dhe theksoi “do të shohim se çfarë ndodh”.

“Do të takohemi me Rusinë, kjo do të zhvillohet nesër dhe do të takohemi me presidentin Putin”, shtoi ai.

“Pata një takim shumë të mirë me presidentin Zelensky, të gjithë duan që lufta të mbarojë”, theksoi ndër tjera.

Trump u tha gjithashtu gazetarëve se dyshja nuk diskutoi për anëtarësimin e Zelensky në Bordin e Paqes. /Telegrafi/

Read Previous

Vedat Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga

Read Next

Presidentja ​Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt