Trump shpall fentanilin ”armë të shkatërrimit në masë”

Presidenti amerikan Donald Trump e caktoi fentanilin sintetik si “armë shkatërrimi në masë”.

“Ne po e caktojmë zyrtarisht fentanilin si armë shkatërrimi në masë. Asnjë bombë nuk shkatërron atë që po bën kjo”, tha Trump ndërsa nënshkroi urdhrin në Uashington.

Ai shtoi se qindra mijëra njerëz vdesin çdo vit nga abuzimi me fentanil.

Fentanili është një qetësues i fuqishëm dhimbjesh që përdoret në mjekësi për të trajtuar dhimbjet e forta dhe për anestezi, por është shumë problematik.

Trump deklaroi se substanca në vetvete nuk është e dëmshme, por me të mund të abuzohet kur përzihet me substanca të tjera.

Opioidi ka shkaktuar një krizë serioze të drogës në Shtetet e Bashkuara.

Fentanili është deri në 50 herë më i fuqishëm se heroina, dhe, sipas të dhënave qeveritare, mbidozat mbeten shkaku kryesor i vdekjes mes qytetarëve amerikanë të moshave 18 dhe 44 vjeç.

‘’Edhe disa miligramë mund të jenë fatale’’, thonë autoritetet.  /ATSH-DPA/

Read Previous

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Read Next

Rama: Sanksione ministrave dhe sekretarëve të përgjithshëm nëse nuk japin informacion