Trump flet për raportet mes Kosovës dhe Serbisë: Kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe e zgjidhim

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalimit në takimin e Bordit të Paqes për shtetet anëtare, përmendi raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump vlerësoi se dy vendet “shkojnë mirë” dhe shtoi se, nëse lindin probleme, mund t’i telefonojnë atij për t’i zgjidhur.

“Si një shembull, Kosova dhe Serbia. Unë e bëra këtë. Kosova dhe Serbia, çfarë pune, shumë faleminderit, shumë mirë. Dhe ju shkoni mirë, dhe kur nuk shkoni mirë, më telefononi dhe do ta zgjidhim. Shumë faleminderit, me të vërtetë shumë mirë”, deklaroi Trump.

Ai iu drejtua gjithashtu presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e falënderuar për bashkëpunimin. /GazetaSinjali/

Read Previous

Lituania hap Konsullatën në Kosovë, vlerësohet si thellim i marrëdhënieve

Read Next

Parashikimi i motit për sot