Trump njofton takimin e Witkoff me Putin javën e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një takim midis të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff, dhe udhëheqësit rus, Vladimir Putin, është planifikuar për javën e ardhshme në Moskë.

“Steve Witkoff do të shkojë në Rusi, ndoshta me Jared Kushner, nuk jam i sigurt nëse do të shkojë Jared, por ai është i përfshirë në procesin e zgjidhjes së luftës në Ukrainë. Djalë i zgjuar. Dhe ata do të takohen me presidentin Putin, besoj javën e ardhshme në Moskë”, tha presidenti amerikan.

Më parë, Trump tha se e kishte dërguar Witkoff në Moskë për të finalizuar “planin e paqes”, i cili, sipas presidentit të SHBA-së, ka vetëm disa pika të diskutueshme të mbetura.

Trump tha gjithashtu se është gati të takohet personalisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësin rus, Vladimir Putin, vetëm me kusht që “marrëveshja e paqes” të jetë plotësisht e dakorduar ose në fazën e saj përfundimtare.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim mes palës amerikane dhe asaj ruse në Arabinë Saudite, ku një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/

Read Previous

Shqipëri | Mbi 908 mijë vizitorë të huaj vetëm në tetor

Read Next

Vazhdon protesta, as sot s’ka transport publik në Prishtinë