Trump merret në pyetje për 7 orë, mund të gjobitet me 250 milionë dollarë

Donald Trump u dëgjua për shtatë orë të enjten në New York, si pjesë e çështjes civile në të cilën ai akuzohet për mashtrim brenda Organizatës Trump, një javë pasi u padit për falsifikim të dokumenteve të kompanisë.

Ish-presidenti amerikan, i cili synon të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, u përgjigj nën betim dhe fshehurazi në zyrat e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, ku mbërriti rreth orës 10, me një automjet të zi.  I pritur nga një grusht mbështetësish dhe kundërshtarësh, të mbajtur në distancë nga një pajisje sigurie.

Miliarderi republikan nuk u largua nga ndërtesa pranë Wall Street, deri rreth orës 18:00 për t’u kthyer me automjetin e zi në Trump Tower, më në veri të Manhattan-it.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti një padi civile në shtator kundër Donald Trump dhe tre djemve të tij, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 250 milionë dollarë dhe duke u kërkuar që të mos operojnë në bizneset e tyre.

Letitia James akuzon miliarderin republikan dhe fëmijët e tij për “mashtrim mahnitës”, sipas fjalëve të saj, se kanë manipuluar “qëllimisht” vlerësimin e aseteve të grupit për të marrë kredi më të favorshme nga bankat ose për të ulur taksat e tij.

Klubet e golfit, Kulla Trump në New York, rezidenca Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida janë renditur nga Letitia James, e cila i quan vlerësimet e tyre të diskutueshme në një ankesë prej 222 faqesh, në të cilën goditen gjithashtu Donald Trump Jr, Ivanka Trump dhe Eric Trump. /Albanianpost.com

Read Previous

Në fundjavë vazhdon seria e ndeshjeve gjysmëfinale në basketboll

Read Next

Fjalimi i rrallë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu