Në fundjavë vazhdon seria e ndeshjeve gjysmëfinale në basketboll

Beteja në gjysmëfinale të “Play-off”-it vazhdon në fundjavë, ku do të zhvillohen ndeshjet e dyta.

Në ndeshjen e parë, Peja e mposhti Golden Eagle Yllin në “Karagaç” 85:82. Kampionët do të mundohen të barazojnë rezultatin, pasi një fitore e pejanëve do të afronte drejt finales. Në anën tjetër, pejanët kanë nëntë fitore radhazi nën drejtimin e Rami Hadar, duke mos pësuar asnjë humbje. Takimi në Therandë pritet të jetë mjaft interesante.

Në anën tjetër një super përballje pritet të dielën në Mitrovicë, ku ndeshen Trepça dhe Sigal Prishtina. Bardhkaltrit fituan duelin e parë 82:70, në një sfidë ku kishte shumë kthesa në rezultat, ndërsa atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e zjarrtë, ashtu si ka qenë gjatë gjithë edicionit.

Sistemi i garave gjysmëfinale është 1-1-1-1-1, ndërsa në finale, kualifikohet skuadra që shënon tri fitore.

Orari

E shtunë

20:30 Golden Eagle Ylli – Peja

E diel

17:15 Trepça – Sigal Prishtina

/KlanKosova/

Read Previous

Anija më e famshme në histori, Titaniku, u fundos 111 vjet më parë

Read Next

Trump merret në pyetje për 7 orë, mund të gjobitet me 250 milionë dollarë