Trump dhe Princi William urojnë Anglinë pas fitores dramatike ndaj Meksikës

Fitorja dramatike e Anglisë ndaj Meksikës në Kupën e Botës ka ngjallur reagime të menjëhershme, ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Princi William kanë përgëzuar kombëtaren angleze për kualifikimin në çerekfinale.

Trump reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku veçoi kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

“Harry Kane i Anglisë është një lojtar i SHKËLQYER!!!”, shkroi ai.

Entuziazmin për suksesin e Anglisë e shprehu edhe Princi William, i cili publikoi një mesazh në platformën X.

“Bravo, Angli! Hajde çerekfinale!”, shkroi ai.

Anglia siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Botës pas një fitoreje spektakolare 3:2 ndaj Meksikës në stadiumin legjendar “Azteca”.

Heroi i ndeshjes ishte Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi anglezët drejt një triumfi të rëndësishëm.

Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Norvegjinë, e cila befasoi duke eliminuar Brazilin. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 11 korrik në Miami.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Fenomeni Bellingham vazhdon ëndrrën për tre luanët, Anglia në 1/8 e finales

Read Next

“Liri për çlirimtarët”, Zara ‘frymon’ kuq e zi, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë