Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Pas përfundimit të grand slam të Wimbledon është përpiluar edhe renditja e re e tenistëve. Jannik Sinner dhe Aryna Sabalenka vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në kategoritë përkatëse.
Italiani, fitues të dielën në Londër, thellon edhe më shumë diferencën me Carlos Alcaraz, i dyti. Gati 4500 pikë është diferenca mes tyre, por tani nis “malorja” për Sinner, që i duhet të mbrojë pikët e fituara vjet.
Në podium ndodhet edhe gjermani Alexander Zverev (i treti), ndërkohë që mes pesë më të mirëve janë edhe amerikani Taylor Fritz e britaniku Jack Draper. Ruan vendin e gjashtë serbi Novak Djokovic.
Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka vijon të jetë e shkëputur ndjeshëm nga rivalet, me mbi 4500 pikë ndaj amerikanes Coco Gauff. Në vendin e tretë ngjitet Iga Swiatek, polakja që doli fituese në Wimbledon.
Në “top-5” edhe Jessica Pegula e Amerikës dhe rusja Mirra Andreeva, ende një adoleshente. Fiton 5 pozicione tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, finaliste në turneun londinez. /Telesport.al/
“Top-5”-Meshkuj
- Jannik Sinner, 12.030 pikë
2. Carlos Alcaraz, 8,600 pikë
3. Alexander Zverev, 6,030 pikë
4. Taylor Fritz, 5,035 pikë
5. Jack Draper, 4,650 pikë
“Top-5”-Femra
- Aryna Sabalenka, 12,420 pikë
2. Coco Gauff, 7,669 pikë
3. Iga Swiatek, 6,813 pikë
4.. Jessica Pegula, 6,423 pikë
5. Mirra Andreeva, 5,163 pikë