Tri doza të vaksinës kundër COVID-19, të nevojshme për mbrojtje të plotë

Me valën e fundit të Covid-19 që po e pushton Amerikën jo për herë të parë, pritet të fillojë edhe një valë vaksinimi me doza shtesë brenda pak javësh, raporton CNN.

Ky proces është në përfundim e sipër dhe ka mbetur ta marrë dritën e gjelbërt –autorizimin nga FDA.

Sipas Dr. Anthony Fauci, lider i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Amerikë, do të duhen tri doza të vaksinës për Covid-19 që të arrihet mbrojtja e plotë.

Ai i citoi dy studime të kryera në Izrael të cilat tregonin një rënie në numrin e të infektuarve mes personave të vaksinuar edhe me një dozë të tretë të vaksinës.

Sipas Fauci-t, studimet tregojnë arsye të mjaftueshme për të besuar se një dozë e tretë do ta rrisë rezistencën, dhe në rast se kjo dëshmohet, atëherë rutinës vaksinuese do t’i shtohet edhe kjo dozë, dhe si rezultat rutina e vaksinimit me tri doza do të jetë e vetmja.

Rekomandimet për dozën shtesë me shumë gjasë do ta rrisin nevojën e rivaksinimit të një pjese të madhe të popullsisë, ndaj edhe pritet që numri i dozave të vaksinave të fillojë të rritet që nga 20 shtatori. Kështu kanë lajmëruar autoritetet mjekësore në Amerikë. /kallxo.com/

Read Previous

Zyrtarit serb, Petar Petkoviq i ndalohet hyrja në Kosovë

Read Next

Kundërshtohet mbyllja e bizneseve, kërkohet shqyrtimi i masave