Tri aksidente brenda 24-orëve në Kosovë, vdes një person

ILUSTRIM

Vetëm gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente, ku njëri nga të lënduarit humbi jetën.

Policia e Kosovës, ka informuar rreth aksidentit që kishte ndodhur të hënën e 31 korrikut në Pejë.

Përmes një komunikate për media nga Policia është thënë se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit të pasigurt.

“Nё vendin e ngjarjes kanё dalur njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojё e mos përshtatjes sё shpejtësisë dhe tejkalimit tё pasigurt”, tha Policia.

Teksa është thënë se në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zjarrfikësit.

“Nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrfikësit dhe autoambulanca, dhjetё (10)  personat e përfshirë nё aksident janё dërguar me autoambulancë dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekësor, aty nga mjekët kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e njërit nga personat e lënduar”.

Policia kishte bërë të ditur se dy aksidente kishin ndodhur në Suharekë dhe një tjetër në Prizren.

Në raport po ashtu është bërë e ditur se janë gjetur eshtra të një personi në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24-orësh ka thënë se rasti është lajmëruar nga dy persona, ndërsa nuk është bërë i ditur lokacioni i saktë se ku janë gjetur.

Me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim, rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore. /Albanianpost.com

Read Previous

Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Do të forcojmë lidhjen tonë

Read Next

Më 4 gusht aktgjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit