VIDEO/ Trazira në Meksikë pas arrestimit të djalit të El Chapos – tre të vdekur

Arrestimi i djalit të mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo”, Ovidio Guzman-Lopez, ka çuar trazira në shtetin Sinaloa, ku kanë mbetur të vdekur tre anëtarë të forcave të sigurisë.

Me këtë rast, anëtarët e zemëruar të bandës ngritën blloqe rrugësh, iu vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.

Dy aeroplanë u goditën me armë zjarri – njëri derisa përgatitej të ngrihej për fluturim.

Ndërkaq sipas një video të shpërndarë në një llogari në Instagram rose.warfare, tregon ushtarin e kartelit Sinaloa që shkarkon snajperin të kalibrit 50 në aeroplanin ushtarak meksikan, ndonëse shumë pak shanse për ta goditur aeroplanin.

View this post on Instagram

A post shared by Rose Warfare 🌹 (@rose.warfare)

Operacioni i mbikqyrjes gjashtëmujore për kapjen e Guzman-Lopez pati mbështetjen e zyrtarëve amerikanë, raportuan autoritetet meksikane.

Guzman-Lopez që njihet me nofkën “Miu” –  akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij. Është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë. /Telegrafi/

Read Previous

Prokuroria autorizon Policinë për hetimin e vdekjes së pacientit në QKUK

Read Next

Bashkatdhetarët vitin e kaluar dërguan në Kosovë mbi 3 miliardë euro