GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar “Traktatin e Northolt”, një marrëveshje të re dypalëshe që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.
Sipas marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojnë në zhvillimin dhe prodhimin e armëve të gjeneratës së ardhshme, përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore, dronët dhe raketat me rreze të mesme veprimi.
Po ashtu, parashikohet rritja e ndërveprimit ushtarak, ushtrime të përbashkëta dhe zgjerimi i bashkëpunimit industrial në sektorin e mbrojtjes, shkruan reuters.
🇵🇱🇬🇧 Poland and Britain unite against Putin: new defence pact signed
London and Warsaw have agreed to jointly develop military technologies and strengthen air defence cooperation.
A major part of the deal also focuses on cybersecurity. Due to its key role in supplying military… pic.twitter.com/hLqce0iWy3— NEXTA (@nexta_tv) May 27, 2026
Traktati përfshin gjithashtu angazhime të ndërsjella që synojnë të plotësojnë, por jo të zëvendësojnë detyrimet ekzistuese në kuadër të NATO-s.
Kjo marrëveshje vjen pas nismave të ngjashme të Londrës me Francën dhe Gjermaninë, si dhe pas traktatit të Polonisë me Francën të nënshkruar në vitin 2025, duke treguar një trend të rritjes së bashkëpunimit ushtarak mes fuqive kryesore evropiane.
Analistët e sigurisë vlerësojnë se vendet kryesore ushtarake të Evropës po e forcojnë gjithnjë e më shumë koordinimin e tyre në përgjigje të sfidave të reja të sigurisë në kontinent. /Telegrafi/