GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Skuadra e Premier Leagues së Anglisë, Tottenham, ka njoftuar se me marrëveshje bilaterale kryetrajneri Igor Tudor është larguar nga klubi.
Po ashtu ka njoftuar se janë larguar edhe trajneri i portierëve Tomislav Rogiq dhe trajneri fizik Riccardo Ragnacci.
“Ne falënderojmë Igorin, Tomislavin dhe Riccardon për angazhimin e tyre gjatë gjashtë javëve të fundit, gjatë të cilave kanë punuar pandalë. Gjithashtu, ne jemi të vetëdijshëm për dhimbjen që Igori ka përjetuar së fundmi dhe i dërgojmë mbështetjen tonë atij dhe familjes së tij në këtë kohë të vështirë. Një përditësim mbi trajnerin e ri do të jepet në kohën e duhur”, është thënë nga Tottenhami.
Tudorit javën e kaluar i vdiq babai./koha.net