Tirana nis punimet e stadiumit provizor në Shqipëri ku do të përformojë Kanye West

Në zonën e Kasharit në Tiranë kanë nisur punimet për ndërtimin e një stadiumi provizor, i cili do të shërbejë si hapësirë për një nga eventet më të mëdha muzikore të këtij viti në Shqipëri.

Sipas pamjeve të publikuara nga kryeministri Edi Rama, struktura po ngrihet enkas për koncertin e artistit botëror Kanye West, i cili pritet të mbahet më 11 korrik 2026.

Stadiumi provizor po ndërtohet në një sipërfaqe prej disa dhjetëra mijëra metrash katrorë, pranë autostradës Tiranë–Durrës, duke synuar të akomodojë një numër të madh pjesëmarrësish nga Shqipëria dhe rajoni.

Organizatorët kanë bërë të ditur se biletat për koncertin do të variojnë nga 120 euro për vendet standarde, deri në 339 euro për zonat VIP, ndërsa eventi është pjesë e një turi botëror që përfshin ndalesa në SHBA, Azi dhe Evropë.

Punimet në terren janë duke vazhduar me ritme të shpejta, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë detaje të mëtejshme për sigurinë, transportin dhe menaxhimin e fluksit të vizitorëve në javët në vijim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kundërshtari i Usykut – legjendë e kikboksit dhe mik i aktorit Statham

Read Next

Temperatura jashtëzakonisht të larta pritet të godasin pjesë të Evropës këtë fundjavë