Time Kadrijaj i bë thirrje Albena Reshitajt: Respekto partinë, mos e voto Vjosa Osmanin!

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka kërkuar bashkëpartiakes Albena Reshitaj që të respektojë vendimin e partisë dhe të mos e votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Kadrijaj, prmes një statusi në Facebook, ka thënë se si AAK kanë garuar me kandidatin e tyre për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojnë një kandidat tjetër.

Postrimi i plotë i deputetes Kadrijaj:

“Të gjithë e kuptojmë demokracinë dhe me plotë përgjegjësi po e them se në AAK vlerësohet e respektohet demokracia, mendimi dhe fjala e lirë. Por ndonjëherë uniteti brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se sa një veprim kundër qëndrimit të grupit.

Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!

Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend”, ka shkruar Kadrijaj. /Telegrafi/

Read Previous

Arrihet marrëveshja me deputetin Hoxha, Kurti ia siguron votën e 80-të Vjosa Osmanit

Read Next

Kujton një nga mbrëmjet muzikore të realizuara më parë, Sinan Vllasaliu: Do të vijnë ditë të mira