Thyhet muzeu i muzikës në Gjakovë

Disa persona të panjohur mëngjesin e djeshëm janë futur me forcë brenda dhe kanë thyer dollapët e objektit. Shefi i sektorit të hetimeve pranë stacionit policor në Gjakovë, Kapiten Emin Hoxhaj ka thënë se të gjitha njësitet janë duke u marrë me  rastin dhe po vazhdojnë ta hetojnë.

Kjo nuk është hera e parë që muzeu i muzikës thyhet. Sipas zyrtarit komunal për trashëgimi kulturore, Leutrim Binxhija edhe pse nuk është vjedhur asgjë prapë dëmet materiale janë të mëdha.

Dikur këtu pasqyroheshin figura, kohëra e përsonalitete të muzikës. Këtë e tregon edhe piano e akademikut “Rauf Dhomi” e cila ende është këtu. Por për shkak të rasteve të tilla që po ndodhin rreziku qëndron se edhe kjo piano të dëmtohet.

Dihet se ky objekt i njohur si Tabhanja është dhënë në shfrytëzim por deri më sot përsoni apo biznesi që është përfitues nuk ka filluar veprimtarinë.

Muzeu I Muzikës ka qenë I vetmi I llojit të tillë jo vetëm në Kosovë por mbase edhe më gjërë.Por si duket nuk e kreu këtë aktivitet andaj mbetet të shihet se cila do të jetë gjendja e këtij objekti në të ardhmen.

Read Previous

Si të përdorni lëngun e rrushit të thatë për pastrimin e mëlçisë?

Read Next

Qeveria tregon se kur do të emërohet shefi i AKI-së