Thika dhe mulliri për bluarjen e narkotikëve shkak që i riu të përfundojë në ndalim policor në Gjakovë

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në mesnatë, në fshatin Fshaj të Gjakovës, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 20-vjeçar A.Th., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu një mjet të mprehtë, thikë, si dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike.

Për shkak të posedimit të thikës dhe pajisjes për përgatitjen e substancës narkotike, ai është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e 20-vjeçari për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet e sekuestruara me rastin e kontrollit policor.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ceferin i ashpër me Super Ligën: Ka përfunduar si projekt njëherë e përgjithmonë

Read Next

13-vjeçarja në Gjakovë dyshohet se u dhunua seksualisht nga një 34-vjeçar