Tertini rrëmben një tjetër çmim!

Se sukseset e Tertinit nuk kanë të ndalur, këtë e dëshmojnë çmimet me të cilat po vlerësohet dita- ditës. E i fundit është ai si “Regjisori më i mirë”.

Filmi me metrazh të shkurtër “Vulë” regjia Valmir Tertini, prodhim i shtëpisë kinematografike “Kinostudio Dardan”, ka fituar cmimin “Regjisori më i mirë” në kategorinë “Filmi i Shkurtër”, në Everest International Film Festival.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe vet regjisori.

Shpresojmë që sukseset të mos i ndalen në rrugëtimin e tij artistik.

Read Previous

6,946 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Read Next

Boksierët kosovarë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Perla e Adriatikut”