Terras: Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë duhet t’i japë fund bllokadës politike

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian. 

“Rezultatet e zgjedhjeve të Kosovës duhet t’i japë fund bllokadës politike që i ka kushtuar vendit miliona euro të fondeve të BE-së. Kryeministri Albin Kurti tash ka një mandat të qartë dhe një përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në platformën “X”. 

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të së dielës i ka fituar 49.3 për qind të votave, bazuar në rezultatet preeliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e në këto shifra nuk janë votat me kusht dhe ato nga jashtë. /Koha.net/

Read Previous

Stadiumi nacional i Kosovës përfshihet në projekt-buxhetin e vitit 2026

Read Next

Guvernatori i BQK-së: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind