Tërmet në Nju Jork

Një tërmet me magnitudë prej 4.7 ballësh goditi zonën e Nju Jorkut të premten.

Qendra e tërmetit ishte pranë distriktit të Libanit në shtetin amerikan të Nju Xhersit rreth orës 10:23 (me orën lokale), sipas Departamentit të Brendshëm të SHBA.

Banorët e Nju Jorkut raportuan në mediat sociale se ndjenë lëvizje në Bregun Lindor.

Derisa, departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut njoftoi se fillimisht nuk kishte raportime për dëme./Klankosova.tv

Read Previous

Të dielën nis “Play-Offi” në Superligë, mësohet orari i ndeshjeve të para çerekfinale

Read Next

Lituania do ta furnizojë Ukrainën me dronë sulmues