Tentohet të futet drogë përmes atleteve në burgun e Dubravës

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç` rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

“I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

/Reporteri.net/

Read Previous

Distria Krasniqi e Nora Gjakova do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare

Read Next

GLPS: Dështimi i rastit Pronto, zhgënjimi i radhës nga sistemi i drejtësisë në Kosovë