Temperaturat për dy ditët e ardhshme

Gjatë së premtes do të mbahet mot me diell dhe vranësira kalimtare. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

“Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare, më të theksuara për rreth maleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Ndërsa, të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë Celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim./KosovaPress

Read Previous

Ç’ndodh me trupin tuaj nëse keni nevojë urgjente të shkoni në tualet pas kafesë?

Read Next

Doni të jetoni shëndetshëm? Ja çfarë nuk duhet të bëni pasi keni ngrënë