Teherani: Uraniumi ynë i pasuruar nuk do të transferohet askund

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet diku tjetër.

“Mundësia e transferimit të uraniumit të pasuruar të Iranit jashtë vendit është e papranueshme”, tha një zëdhënës i ministrisë për mediat iraniane.

Ministria deklaroi se rezervat e uraniumit të pasuruar të vendit nuk do të transferohen “askund”, duke kundërshtuar një pretendim të mëparshëm të presidentit të SHBA-së Donald Trump se Republika Islamike kishte rënë dakord për transferimin e tij.

“Uraniumi i pasuruar i Iranit nuk do të transferohet askund”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, për televizionin shtetëror.

Trump kishte postuar në platformën e tij Truth Social një mesazh se “Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjithë ‘pluhurin’ bërthamor të krijuar nga bombarduesit tanë të mëdhenj B-2”, duke iu referuar materialit bërthamor të varrosur nga sulmet amerikane vitin e kaluar. /ATSH/

Read Previous

Dhjetëra zyrtarë përballen me gjoba për mosdeklarim të pasurisë

Read Next

Bekim Salihu nga Instituti GAP: Deklarimi i pasurisë formalitet, nuk shpalos aferat korruptive