Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku si pasojë e të shtënave me armë në një ekspozitë makinash kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 9 të tjerë.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të një ekspozite makinash në shtetin verior meksikan të Baja California.
Sulmi ndodhi gjatë një demonstrimi të garave të automjeteve në të gjithë terrenin në zonën San Vicente Guerrero të qytetit të Ensenada.
Sipas mediave mësohet se personat e armatosur dolën nga një furgon gri dhe kanë filluar që të qëllonin mbi njerëzit që ishin pjesë e kësaj ekspozite.
Kryebashkiaku Armando Ayala Robles tha se Prokurori i Shtetit Ricardo Ivan Carpio Sanchez ka urdhëruar një grup pune për të hetuar incidentin e të shtënave.
Deri më tani nuk ka pasur të arrestuar./Botasot/