Të shtëna masive në Kaliforni, raportohet për disa të plagosur

Në Kaliforni kanë ndodhur të shtëna armësh, ku sipas autoriteteve lokale ka të plagosur, por akoma nuk dihet nëse ka edhe të vdekur.

Incidenti ka ndodhur në parkun Monterey, që gjendet rreth 13 kilometra në lindje të Los Angeles, ndërsa gjithçka ndodhi rreth orës 22:00.

Të shtënat ndodhën në kohën kur po festohej Viti i Ri Hënor, ku ishin mbledhur ku ishin mbledhur qindra persona.

Seung Won Choi, pronar i një restorant që shërben ushqim deti që gjendet matanë rrugës ku kanë ndodhur të shtënat, ka thënë se tre persona u futën në restorant dhe thanë se duhet mbyllur dyert.

Thanë se në vendin e ngjarjes është një burrë me mitraloz në duar. E sulmuesi kishte me vete edhe disa pushkë tjera. Pasi që i zbrazeshin karikatorët, i fuste të rinjtë tha Choi.

Ai gjithashtu theksoi se besohet se të shtënat ndodhën në një klub nate që gjendej në afërsi të lokalit të tij.

John, 27-vjeç i cili ka refuzuar të tregojë mbiemrin, që jeton në afërsi të vendit ku ndodhën të shtënat, thotë se ka dëgjuar të paktën 4 ose 5 të shtëna.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen policët dhe ekipet e zjarrfikësve që kanë bllokuar zonën ku kanë ndodhur të shtënat.

Në anën tjetër, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar apo dyshuar.

/Telegrafi/

Read Previous

U përpoq ta shpëtonte motrën e saj dhe si pasojë ranë të dyja nga kati i katërt – detaje nga rasti tragjik në Ferizaj

Read Next

Kurti viziton Skenderajn pas vërshimeve – Nura i kërkon përkrahje