Të premten ndryshoi përfaqësuese, të hënën u ftua nga Australia për Botëror

Cristian Volpato është përfshirë në ekipin e Australisë për Kupën e Botës në futboll, vetëm pak ditë pasi fitoi të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses. Të premten FIFA dha lejen që Volpato të kaloi nga federata italiane në atë të Australisë.

Dhe të hënën 22-vjeçari u përfshi në ekipin prej 26 lojtarëve për Kupën e Botës që fillon më 11 qershor.

Katër vjet më parë Volpato kishte refuzuar ftesën që të luajë për Australinë në Botëror. I lindur në Sydney, Volpato ka luajtur për U21 të Italisë, por e kishte të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses për shkak se nuk luajti asnjë ndeshje për Italinë A. 

Italia ka dështuar të kualifikohet në Botëror.

Sulmuesi i krahut ishte te Roma nga viti 2021 deri në vitin 2023. Prej atëherë luan për Sassuolon./koha.net

Read Previous

Nga sot, në Kosovë ndalohet pagesa kesh mbi 2 mijë euro

Read Next

SHBA dhe Irani rifillojnë sulmet ajrore pranë Ngushticës së Hormuzit