Të paktën 13,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi deri më tani

Të paktën 13,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi nga forcat e Moskës  dhe mund të ketë “dhjetëra mijëra” të tjerë, sipas një deputeteje ukrainase.

Duke folur për Sky’s Sophy Ridge të dielën, Ivanna Klympush-Tsintsadze tha se Kievi është përpjekur të ngrejë alarmin për zhdukjen e fëmijëve për muaj të tërë.

“Kjo është pjesë e gjenocidit që rusët po kryejnë kundër kombit ukrainas,” tha  Klympush-Tsintsadze.

Ajo shpjegoi se forcat ruse kishin marrë fëmijët dhe “i kishin kthyer ata në një kombësi tjetër”.

“Disa prej tyre janë dërguar në të ashtuquajturat kampe verore ose kampe pushimi për një javë, pastaj nuk janë kthyer më. Dhe disa prej tyre janë dhënë tashmë për birësim në familjet ruse sikur të mos kishin familjet e tyre në Ukrainë ,” tha ajo.

/abcnews.al

Read Previous

Aksident në mesnatë, humb jetën 19-vjeçarja shqiptare në Itali

Read Next

KEK-u s’përfill Kushtetuesen për kompensimin e punëtorëve për punën në vikende, sindikalistët paralajmërojnë protesta