Të gjithë futbollistët e pranishëm, Kosova mban stërvitjen e dytë në Kampin Nacional

Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje përgjatë grumbullimit të muajit mars.

Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore këtë muaj, ku fillimisht takohen me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë luajnë në Budapest përballë Hungarisë.

Që të dyja sfidat e muajit mars Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvilloj në udhëtim.

Sot në kampin nacional në Hajvali është mbajtur stërvitja e dytë nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.

Dardanët kanë stërvitur me përkushtim në apsketin tekniko-taktik, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për dy ndeshjet e radhës.

Për dallim që ditën e djeshme nuk ishin të gjithë futbollistët prezent, sot nuk ka munguar askush në stërvitje. /Telegrafi/

Read Previous

Kryediplomati i BE-së dëshiron të përdorë 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse, për të blerë armë për Ukrainën

Read Next

VV në Gjakovë kërkon vazhdimin e hetimeve për rastin e prerjes së drunjëve