Tassotti: Zhgënjim i madh për fansat kuqezinj, dy ndeshje të turpshme të Milanit ndaj Romës

Kapitulli “Pioli-Milan” tani duket se ka arritur në pikën e mbylljes. Këtë e raporton “Tuttosport”, duke analizuar ditët e fundit të trajnerit kuqezi, i mbetur vetëm në “Milanello”, pas disfatës ndaj Romës. Eliminimi nga “Europa League” ndaj verdhekuqve bëri që të “zhdukej” edhe objektivi i fundit i sezonit, një faktor që i shtohet paraqitjes së dobët në fushë.

Shumë humbje, gola të pësuar dhe konfuzion taktik në sezonin e vështirë të kuqezinjve. Këto janë aspektet që na bëjnë të mendojmë me këmbëngulje për një lamtumirë të paevitueshme të trajnerit nga Parma.

Ndërkohë, ish-lojtari i kuqezinjve, Mauro Tassotti, komentoi sezonin e Milanit në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”: “Ndjenja mbizotëruese te populli kuqezi në këtë moment është zhgënjimi i madh. Është një çështje besimi, ky është aspekti më shqetësues për mendimin tim. Roma kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Europës sepse e donte më shumë këtë gjë.

Është për turp si shkuan dy ndeshjet, sepse Milani ishte kandidat për fitoren përfundimtare. Në letër, skuadra kuqezi është e denjë për ta fituar këtë trofe europian. Vlerësimi im për sezonin? Mjaftueshëm, sepse objektivi thelbësor, kualifikimi në Ligën e Kampionëve, do të arrihet”. /Telesport.al/

Read Previous

Shkarkimi ose jo i kryetarëve në veri, kjo është lista e Qendrave të votimit

Read Next

Von-Cramon: Në rrethanat aktuale vështirë të arrihet diçka në dialog, masat ndaj Kosovës duhet të hiqen