Takimi konsultativ përplas Osmanin me Abdixhikun

Përplasje në distancë mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku në lidhje me takimin e thirrur nga e para e shtetit për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale.

Prania e ministres Donika Gërvalla dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila në këtë takim ishte mollë sherri për një përplasje në distancë mes ish-dy bashkëpunëtorëve të ngushtë.

“Sot kishim një takim konsultativ. Në fillim shprehëm rezervat tona për pjesëmarrjen e dy partive të pacertifikuara në këtë takim”, deklaroi Abdixhiku para mediave duke iu referuar pjesëmarrjes së Donika Gërvallës dhe Mimoza Kusari-Lilës në këtë takim.

Nuk mungoi reagimi i presidentes Osmani për këtë deklarim të Abdixhikut, e cila në fund tha se “vendosi vet kënd e ftoj në konsultime”.

“Sa i përket pranisë së zonjës Donika Gërvalla dhe zonjës Mimoza Kusari-Lila në këtë takim, unë që nga dita e parë e punës kam vendosur një standard. Ato në këtë takim kanë përfaqësuar zërin e qytetarëve në parlament. Zonja Gërvalla përfaqëson një subjekt nga i cili kanë dalë 8 deputetë, edhe zonja Kusari është përfaqësuar vet. Unë kam ftuar edhe zotin Pacolli. Poashtu kam ftuar të gjitha përfaqësuesit e pakicave. Tek e fundit unë jam presidente dhe vendosi vet kënd e ftoj në konsultime me mua si e para e shtetit”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani./Telegrafi/

Read Previous

Pas takimit me Merkel, ​Vuçiq: S’ka hyrje të Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Read Next

​Merkel: Nisma Ballkani i hapur, të jetë e hapur për të tjerët