Takim dhe ekspozitë për Çarshinë e Madhe të Gjakovës

Ministria e Kulturës dhe Turizmit u bën thirrje qytetarëve të Gjakovës të marrin pjesë në një takim dhe ekspozitë, që organizohen në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Konservimit të Tërësisë Urbanistike “Çarshia e Madhe”.

Aktiviteti synon të mbledhë kujtimet, përvojat dhe kontributin e qytetarëve për identifikimin e vendeve dhe shënjuesve më të rëndësishëm në qytet, në lagje dhe komunitete të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, ekspozita e fotografive do të sjellë një pasqyrë të zhvillimit të Gjakovë ndër vite, duke paraqitur shpërndarjen hapësinore sipas funksioneve dhe marrëdhënien e banorëve me mjedisin fizik.

Takimi dhe ekspozita do të mbahen më 27 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00, në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës dhe janë të hapura për të gjithë qytetarët.

Ky projekt, i realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe me mbështetje teknike nga UN-Habitat Kosovë, synon integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikimin hapësinor, për një zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës. /RTKlive

Read Previous

Anglia drejt tarifimit të turistëve të huaj për hyrjen në muzetë kryesorë

Read Next

Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën