Tahiri thotë se qeveria po ua merr buxhetin komunave, Murati: Rregullohet me ligj

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për të hyrat vetanake, rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Murati tha se të hyrat vetanake të pashpenzuara të komunave për vitin paraprak, bartën në vitin vijues.

“Kjo gjë rregullohet edhe me Ligjin e Buxhetit, i cili e thotë të njëjtën gjë. Dhe kjo është në tërësi në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, është shprehur Murati.

E, për këtë gjë, replikë pati nga shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se qeveria s’e ka shfrytëzuar buxhetin në qendër, e sipas tij, tash qeverisë i është kthyer komunave që t’ia merr buxhetin.

“Ky është një mashtrim, që na u ka bërë neve që e kemi miratuar Ligjin e Buxhetit sepse jemi dakorduar që të hyrat vetanake iu takojnë komunave”.

“Është një mashtrim ordiner në qoftë se vazhdoni t’i prekni këto komuna. Nuk guxoni ta bëni, sepse këtë do ta ndalim. Ne kemi biseduar me PDK-në e LDK-në, por edhe me kryetarin e kuvendit. Ne, këtë çështje s’do ta pranojmë në kuvend”, tha Tahiri.

/KlanKosova/

Read Previous

Rizvanolli: Subvencionimi i energjisë për qytetarët do të vazhdojë edhe në forma të tjera

Read Next

Renditja e FIFA-s: Shqipëria humbet dy pozicione, Kosova mbetet në vend