Tahiri kërkon tërheqjen e Rushitit nga gara

Foto: Arben Hoti / Radio Evropa e Lirë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura e saj për postin e presidentes.

Ai tha, nëse nuk tërhiqet, Rushiti “po bëhet pjesë e një procesi të montuar politikisht, i një procesi që është duke rrënuar rendin kushtetues”.

Më herët, edhe PDK-ja kërkoi tërheqjen e Rushitit nga gara për postin e presidentit.

Sipas Tahirit, mund të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar, por jo duke e imponuar atë mbi opozitën.

“Kjo qasje veç unifikuese nuk është, kjo qasje është përjashtuese”, tha Tahiri, duke i cilësuar si propozime arbitrare kandidatet e ofruara nga LVV-ja. /Radio Evropa e Lirë/

Read Previous

Numër i lartë i mungesave të nxënësve në shkollat e Gjakovës

Read Next

Terapia kundër alergjisë “anti IgE” edhe në Kosovë