Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor e ka vendin në bllok.

Ai, në tryezën e GLPS-së për “Barometrin e Reformave të BE-së”, ka theksuar se të gjithë shtetet duhet të bëjnë punë të madhe që të plotësojnë procesin integrues.

“Shtrirja dhe zgjerimi është një agjendë e BE-së. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, këto nuk janë fjalë boshe, bashkëpunimi politik dhe financiar e tregojnë këtë zotim”.

“Procesi i integrimit është shumë i gjatë dhe shumë i ndërlikuar. Ata që aspirojnë për t’u bërë anëtarë duhet të jenë të dedikuar dhe të bëjnë të punë madhe”, ka thënë Szunyog./Klankosova.tv

Read Previous

Eurodeputeti holandez, Reuten: Vuçiq po luan me zjarrin, BE të vendos sanksione

Read Next

Haxhiu: Deklaratat e qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë