Sveçla: Përfshirja e grave dhe vajzave në administratë është e ulët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se edhe pse numri i vajzave dhe grave të diplomuara është i lartë, përfshirja e tyre në administratë publike është i ulët.  

Sveçla tha se diskriminimi i vajzave dhe grave ka ndodhur ndër vite.

“Për shumë kohë kemi shtjelluar problematikat me të cilat është përballur adminstrata jonë. Kjo ka shkaktuar situatë kaotike në caktimin e një page bazë. Adresimi i këtyre anomalive përbën hapin e parë që kjo administratë të reformohet. Ka të punësuara që kanë 12 vite që nuk kanë lëvizur nga pozita e njëjtë. Ka vetëm 17 gra në nivelet drejtuese të larta nga 86 pozita. Vetëm 73 gra në nivelin e mesëm drejtues nga 456 pozita, dhe vetëm 540 në nivel e ulët drejtues nga 1774 pozita të tilla”, tha Sveçla.

“Ndonëse numri i vajzave dhe grave të diplomuara është i lartë, përfshirja e tyre në administratë nuk e paraqet këtë realitet. Pasojë e diskriminiminit ka ndodhur në fazën e rekrutimi përgjatë viteve. Synimi ynë është që përmes parimeve të ofruara qartë të arrihet ofrimi i shërbimeve efikase të drejtëpërdrejta te qytetari dhe ushtrimin e përgjegjësis profesionale në mënyrën dhe formën që arrin qëllimi”, ka thënë Sveçla.

Ai tha se sistemi i hapur, që janë duke propozuar, është ai që do të jetësojë sistemin e karrierës në shërbimin civil.

“Të përfshihen pjesëtarët e diasporës si pjesë e një reforme, duke iu mundësuar angazhimin në administratë dhe sektorin publik në të gjitha nivelet”, tha ministri Sveçla. /Telegrafi/

Read Previous

​Policia e Kosovës thotë se po kujdeset për ruajtjen e rendit e sigurisë publike në veri

Read Next

​Dështon intervistimi i përfaqësuesve të KEDS-it në komisionin hetimor për energjinë