Sveçla: Kosova është e angazhuar maksimalisht në luftimin e migrimit të parregullt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës për Migrim nga Belgjika, Freddy Roosemont dhe ambasadorin belg Gregoire Cuvelier me të cilët biseduan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që hyn në fuqi nga data 1 janar 2024.

Roosemont përgëzoi qytetarët e Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve.

Ministri Sveçla falënderoi Roosemont për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për vendin tonë dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar tashmë fushatën njoftuese në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët mbi procedurat dhe kriteret e lëvizjes së lirë nga data 1 janar 2024”, tha ai.

Sveçla dhe Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë.

Ndryshe, Kosova dhe Belgjika gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe mbesin të përkushtuar që këto raporte të vijojnë edhe më tutje.  /KosovaPress/

Read Previous

Korsetë për ngushtimin e belit të dëmshëm për shëndetin

Read Next

MINT ndan skemën e parë të granteve për certifikimin e produkteve në vlerë 400 mijë euro