Sveçla: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale

Pas konfiskimit të 30 kilogramëve narkotikëve të llojit marihuanë ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla thotë se ashtu siç janë zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook” Sveçla ka thënë se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.

“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”, ka shkruar Sveçla.

Ndërsa mbrëmjen e së hënës Policia e Kosovës në pikën kufitare Vërmicë ka arrestuar një person pasi që në veturën e tij kanë gjetur një sasi të marihuanës.

I arrestuari F.M i (1981) është kapur pasi që vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”./KosovaPress

Read Previous

Sot do të mblidhet Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Read Next

Kënga mit “Bella Ciao” së shpejti një dokumentar