Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy takime interesante

Superliga e Kosovës në futboll e zhvillon këtë fundjavë xhiron e 26-të.

Në ditën e sotme (e shtunë) do të jenë dy duele interesante, ku luhet për titull, garat evropiane dhe për mbijetesë.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica e pret Prishtinën, ndërsa objektivat janë të ndryshme.

Kryeqytetasit luftojnë për një vend në Evropë, pasi gjenden në pozitën e katërt me 32 pikë, shtatë më pak se Gjilani në vendin e tretë (pozitë kjo që dërgon në parakualifikimet e Ligës së Konferencës), ndërsa Drenica është në të fundit me 23 sosh.

Në anën tjetër, Malisheva takohet me Dritën në stadiumin “Liman Gegaj”.

Malishevasit luftojnë për mbijetesë, pasi gjenden në vendin e shtatë me 28 pikë, gjersa skuadra nga Gjilani është lider me 51 pikë, një më shumë se Ballkani. /Telegrafi/

Read Previous

OBSh: Covid-19 këtë vit do jetë si gripi sezonal

Read Next

Takimi Kurti-Vuçiq, Stoltenberg: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog