Superliga e Kosovës në basketboll sonte sjell dy përballjet e fundit të javës së 16-të

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me përballje interesante, që shënojnë fundin e javës së 16-të.

Dy ndeshje të rëndësishme zhvillohen në qytetet e Gjakovës dhe Prizrenit.

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, “Vëllaznimi” do të presë “Trepçën”, ndërsa në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet përballja mes “Bashkimit” dhe “Rahovecit 029”.

Orari i ndeshjeve të së dielës është:

17:00 – Vëllaznimi vs Trepça

19:45 – Bashkimi vs Rahoveci 029

/GazetaSinjali/

Read Previous

Xabi Alonso mund të rikthehet në Bundesligë

Read Next

Izraeli reagon ashpër ndaj emërimit të panelit ndërkombëtar për Gazën