Superkompjuteri parashikon çdo fitues të ligës dhe garave evropiane këtë sezon

Një superkompjuter ka parashikuar pjesën tjetër të sezonit 2023/24 të futbollit evropian duke treguar ekipet fituese të çdo gare të madhe.

Me sezonin 23/24 që është në gjysmë të rrugës, të pesë ligat kryesore evropiane kanë filluar të bëhen serioze.

Në Angli, Liverpooli i Jurgen Kloppit aktualisht kryeson Ligën Premier pasi ka një avantazh të ngushtë ndaj Arsenalit, Aston Villas dhe Manchester Cityt.

Në Spanjë, Real Madridi është ‘fyt më fyt’ me befasinë e sezonit, Girona, në krye të La Ligës.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen është në krye të Bundesligës, përpara kampionit aktual Bayern Munich.

Paris Saint Germain ka një epërsi të mirë në krye të Ligue 1 ndaj Nices, ndërsa në Itali, Interi ka pesë pikë diferencë mes tyre dhe Juventusit të vendit të dytë.

Një superkompjuter tani ka parashikuar se çfarë do të ndodhë për pjesën e mbetur të sezonit 23/24 në Evropë dhe kush do të jenë fituesit.

Sipas superkompjuterit të BetMGM, Harry Kane më në fund do të marrë në dorë trofeun e tij të parë të madh pasi Bayern pritet të fitojë sërish Bundesligën.

City i Pep Guardiolës parashikohet të kalojë Liverpooli dhe Arsenal për të fituar titullin e tyre të katërt radhazi në Ligën Premier.

Në Spanjë dhe Itali, Real Madridi dhe Interi janë gati për të marrë titullin kampion, ndërsa PSG pritet të fitojë titullin e Ligue 1.

Për sa i përket garave të tjera evropiane, superkompjuteri i ka dhënë Cityt një shans prej 30 për qind për të fituar Ligën e Kampionëve, duke i bërë ata fituesit më të mundshëm dhe me distancë të madhe me ndjekësit.

Për Ligën e Evropës, superkompjuteri favorizon Liverpoolin me 30.13 për qind shanse, ndërsa Aston Villa ka 33.78 për qind gjasa për të ngritur trofeun e Ligës së Konferencës.

Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës do të rikthehen në aksion në muajin shkurt kur të fillojnë fazat e eliminimit direkt. /Telegrafi/

Read Previous

Pse po kontestohet Ligji për Fondin Sovran?

Read Next

​Musliu: Nuk ka pasur asnjë arsye të hiqet urdhërarresti ndaj Radojçiqit