Super ndeshje na pret këtë vikend në Superligën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll i rikthehet aksionit këtë vikend, ku do të kemi disa super ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë të këtij edicioni.

Të shtunën do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ku me fillim nga ora 19:00 skuadra e Rahovecit përballet me Vëllaznimin, raporton KosovaPress.

Ndërkaq dita e diele do të jetë fantastike për tifozët e basketbollit kosovar, ku nga ora 17:00 zhvillohet super ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Yllit, ndërsa me fillim nga ora 19:00 luhet derbi mes Bashkimit dhe Trepçës.

Xhiro e 9-të

E shtunë

19:00 Rahoveci – Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Trepça                                     

Read Previous

Shefi i FMN-së parashikon rritje ekonomike 4% për vitin 2023

Read Next

Borrell: BE i ka marrë përgjigjet për propozimin franko-gjerman nga Kurti e Vuçiq