Sulmohet fizikisht kreu i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur në Parkun e Gërmisë.

Ademi pas sulmit ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person.Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read Previous

​Kurti: Fondet e MCC i kemi orientuar për projekte tjera energjetike

Read Next

Kuvendi shtyn shqyrtimin e projektligjit për Festat Zyrtare